Bisedimet kanë filluar: Erik Lamela rikthehet në Serie A

Erik Lamela përsëri në Serie A!

Sulmuesi i Tottenham, Erik Lamela pritet të rikthehet në Itali gjatë merkatos së verës.

Argjentinasi ka kontratë me Spurs deri në vitin 2022 dhe nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët kanë nisur bisedimet për transferimin e 29-vjeçarit, raporton Todo Fichajes.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Lamela është futbollisti i duhur.

Lamela ka realizuar katër gola këtë sezon në 33 ndeshje të luajtura, ndërsa Milan do të duhet të paguaj 10 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here