Formacionet zyrtare: Lazio – Milan

Lazio-Milan është përballja e madhe e Serie A mbrëmjen e sotme, me dy ekipet që janë në luftë për zonën Champions.

Bardhekaltrit e kanë shansin e fundit për të shpresuar për Championsin, ndërsa Milani kërkon të ruajë pozitat dhe të mos rrezikojë.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku shumë ndryshime ka te Milan. Pioli ka vendosur titullar Mario Mandzukic, i cili e nis për herë të parë një ndeshje nga minuta e parë me fanellën kuqezi.

Lajmi i mirë shtë rikthimi i Theos dhe Bennacer, që kanë lënë pas dëmtimet, ndërsa konfirmohen pjesa tjetër e titullarëve. Te Lazio, trajneri ka habitur me mbrojtjen, ku luan nga minuta e parë në treshen e qendrës Marusic, i cili është lojtar tipik krahu, por kjo zgjedhje është bërë për shkak dhe të mungesave. Correa-Immobile është sulmi i lacialëve, ndërsa pas tyre luan Luis Alberto.

Lazio (3-5-2): Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Mandzukic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here