Inter javëve të fundit kishte shfaqur interesim për të transferuar njërin prej yjeve të Barcelonës, Antoine Griezmann ose Ousmane Dembele dhe tashmë ka ardhur përgjigja nga kampi blaugrana.
Përforcimet që Antonio Conte po i kërkon me ngulm duket se do të jenë të vështira për tu arritur për shkak se Barcelona nuk është e interesuar për shitjen e Dembeles pasi presidenti Laporta e pëlqen atë.
Ndërkohë që Griezmann është i lirë për tu larguar por ai ka kërkuar nëse largohet nga katalanasit të marrë përsëri pagën prej 23 milionë eurosh në sezon, shifër kjo e papërballueshme nga skuadra zikaltër.