Varane thyen heshtjen për të ardhmen e tij

E ardhmja e qendërmbrojtësit të Real Madrid, Raphael Varane, vazhdon të jetë ende një mister.

Kampioni i botës me Francën me shumë gjasa është në sezonin e tij në fundit në Madrid, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës, ashtu si edhe kapiteni Sergio Ramos që kërkon një kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe jo 1 viti siç ofron Perez.

Drejtuesit e klubit spanjoll nuk dëshirojnë që ta humbasin me parametra zero sezonin e ardhshëm e si pasojë gjatë merkatos së verës pritet dhe shitja e tij.

Por, ka qenë vetë lojtari që ka thyer heshtjen, duke deklaruar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime është e qartë. Jam i fokusuar që të mbyllë këtë sezon. Jemi në një moment shumë intensive dhe kyç të vitit.

A do të ndikojë Ceferin kundër nesh në Champions? Ne jemi të përqendruar në atë që mund të kontrollojmë dhe përpjekjet që do të duhet të bëjmë për të fituar ndeshjen. Gjërat e tjera janë jashtë kontrollit tonë”.

Kujtojmë që për shërbimet e 28-vjeçarit janë tre klube në garë. Chelsea, PSG dhe Manchester United e kanë vendosur në shënjestër, por londinezët janë disi në avantazh, pasi mësohet se dëshira e mbrojtësit është pikërish kalimi në “Stamford Bridge”.

Kartoni i Varane kushton plot 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here