As një vit nuk duroi, Milik rikthehet në Serie A!

Arkadiusz Milik vitin e kaluar u largua nga skuadra e Napolit për tu transferuar tek francezët e Marseille por duket se ky do jetë sezoni i parë dhe i fundit tek kjo skuadër.

Maurizio Sarri po afrohet për të marrë drejtimin e skuadrës së Romës dhe në këtë mënyrë ka kërkuar që Giallorosët këtë verë të transferojnë sulmuesin polak.

Ky mision duket shumë i realizueshëm për shkak se Sarri e njeh mirë Milik për shkak se kanë punuar bashkë tek Napoli dhe futbollisti pëlqehet shumë nga tekniku italian.

Olympique Marseille tashmë ka treguar çmimin për të dhe nuk do ta lërë të largohet për më pak se 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here