Milan: Goditje e dyfishtë tek Real Madrid!

Milan dhe Real Madrid janë të gatshme përsëri të ulen në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar për emra të futbollistëve.

Pas tentativave të dështuara të Milanit për të transferuar Dani Ceballos dhe Martin Odegaard tashmë emra të rinj janë shfaqur në horizont për kuqezinjtë.

Njëri prej tyre është Luka Jovic, i cili aktualisht është i huazuar tek Eintracht Frankfurt por i cili këtë verë mund të vendosë për tu bashkuar përsëri me Ante Rebic.

Emri i dytë është ai i Lunin, një portier i ri i cili mund të zbarkojë në Milano në qoftë se Gianluigi Donnarumma nuk do rinovojë më me kuqezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here