City mposht PSG-në me përmbysje në përballjen e parë

Manchester City pushton Parisin dhe e bën me De Bruyne dhe Mahrez.

Pas një pjese të parë ku i vetmi rast i rëndësishëm ishte në këmbët e Phil Foden, ekipi i Guardiola zgjohet në 45′ e dyta dhe arrin të gjejë barazimin dhe marrë fitoren brenda pak minutave, madje duke iu afruar edhe golit të tretë që do të ishte super fatal!

Mbrojtja për t’u harruar te skuadra Pochettino, ndërsa goli i vetëm i Marquinhos në pjesën e parë nuk justifikon lojën.

Në fakt, përveç Neymar që ishte gjatë gjithë ndeshjes brenda aksioneve, Mbappe ishte një fantazmë në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here