City ‘shkelë’ Interin në merkato!

Inter synonte transferimin e një talenti këtë verë mirëpo duket se Pep Guardiola ka plane të tjera për atë futbollist.

Duke parë emrat e vjetër si Samir Handanovic, Arturo Vidal e disa të tjerë skuadra ka nevojë për prurje të reja për të rinuar skuadrën.

Bëhet fjalë për Andrija Radulovic i cili po kërkohet tash e sa kohë nga Neroazzurët por që ka më shumë mundësi të përfundojë në rradhët e Manchester City.

Serbi i lindur në 2002 aktualisht ka një kontratë me Crvena Zvezdan deri në 2022 dhe pritet që këtë verë të largohet nga Beogradi.

Agjenti i tij, Igor Kojic është shumë i njohur tek Inter por çështja financiare duket se do jetë kyçe për transferimin e talentit serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here