Talenti i Barcelonës: Paratici sfidon gjysmën e Europës!

Juventus gjithmonë i ka sytë kah merkatoja dhe në kërkim të emrave të rinj për të ardhmen ku një talent është pikatur tek Barcelona.

Dyshimet për të ardhmen e Andrea Pirlos sa vijnë e po rriten por kjo gjë nuk po ndikon aspak në merkaton e Zonjës së Vjetër.

Marca raporton që Paratici është i interesuar për transferimin e Konrad de la Fuente, një sulmues amerikan i cili po tregon tek Barcelona B talentin e tij.

PSG dhe Manchester City kanë shfaqur gjithashtu interesim të madh për të por Biankonerët kanë vendosur që ti hyjnë ‘all-in’ këtij misioni.

Kontrata e 19 vjeçarit skadon në vitin 2022 dhe Juventus po shpreson që marrëdhëniet e mira me katalanasit do të ndikojnë pozitivisht për transferimin e tij në Torino këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here