Atletico ofron Moratan për yllin e Juventusit!

Atletico Madrid është e gatshme që të heqë dorë nga shërbimet e Alvaro Moratas nëse në Wanda Metropolitano do të vijë Paulo Dybala, raporton AS.

Klubet kanë mbetur që të diskutojnë njëra me tjetrën nëse do duhet që të kompenzojnë njëra tjetrën financiarisht për shkak se dy futbollistët nuk kanë të njëjtin çmim.

Juventus është duke rrezikuar kualifikim në Champions League dhe nëse ndodhë një gjë e tillë atëherë shumë futbollistë të kësaj skuadre mund të largohen këtë verë duket përfshirë edhe Dybalan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here