Bisedë telefonike me Zidane, ylli i Milan dëshiron transferimin tek Real!

Bombë nga Spanja: Një bisedë telefonike është zhvilluar në mes të Zinedine Zidane dhe yllit të Milanit, Theo Hernandez i cili u largua nga Real Madrid dy vera më parë për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Sipas portaleve spanjolle ishte pikërisht Hernandez që nëpërmjet një telefonate i bëri të ditur ish trajnerit të tij që dëshiron të rikthehet në Santiago Bernabeu këtë verë.

Kuqezinjtë nuk duan të privohen nga shërbimet e tij mirëpo në qoftë se dështojnë të kualifikohen në Champions League atëherë duhet që të sakrifikojnë ndonjë yll të skuadrës.

Ka shumë mundësi që Hernandez mund të jetë ai që do largohet për shkak se 23 vjeçari ka një vlerë prej 50 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here