Ceballos i thotë jo Arsenalit, transferohet tek gjiganti italian?!

Dani Ceballos ka bërë të ditur që është e vështirë që ai të qëndrojë tek Arsenal edhe për një sezon tjetër duke kërkuar të paktën rikthimin në Madrid ose një skuadër të re.

Në të kaluarën skuadra e Milan kishte ndjekur me shumë interesimin situatën e Dani Ceballos dhe emri i tij mund të rikthehet në zyrat e Rossonerëve këtë verë.

Real Madrid nuk ka plane serioze për të mirëpo është e interesuar për shitjen përfundimtare të tij për të siguruar një shumë të konsiderueshme nga kartoni i tij.

Milan ka shfaqur interesim për 24 vjeçarin i cili ka deklaruar që dëshiron një skuadër ku mund të ketë vazhdimësi të lojës dhe kuqezinjtë mund ti ofrojnë një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here