Interi mund të jetë shumë pranë triumfit në Serie A këtë sezon mirëpo problemet e vërteta duket se po e presin gjatë merkatos së kësaj vere.
Mediat spanjolle sot kanë dalë me lajmin që Milan Skriniar ka kërkuar largmin nga Interi që këtë verë të transferohet tek skuadra e Barcelonës, raporton Don Balon.
Por ndryshe nga Bastoni, mbrojtësi sllovak nuk cilësohet i pashitshëm nga drejtuesit e skuadrës zikaltër.
Don Balon raporton që një marrëveshje mes dy palëve mund të përfundojë me një shifër prej 65 milionë eurosh ku katalanasit mund të përfshijnë në marrëveshje ndonjë futbollist të tyrin.