Kokcu në Serie A për 25 milionë euro!

Kokcu padyshim që është njëri ndër emrat që ka ringjallur konkurencën e madhe mes skuadrave të mëdha italiane në merkato.

Talenti i Feynoord ka bërë që Milan të mendojë seriozisht një ofertë të majme për të mirëpo Rossonerët nuk janë të vetëm në këtë garë.

Për talentin e lindur në vitin 2000 në garë janë gjithashtu skuadrat e Inter, Romës dhe Lazios të cilin skuadra holandeze po e vlerëson me një çmim prej 25 milionë eurosh, raporton Tuttosport.

Mirëpo ky çmim mund të ulet dhe tashmë Maldini është treguar më i zoti ku ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit dhe shpreson për rezultate pozitive gjatë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here