Inter prek titullin, Neroaxurët fitojnë ndaj Crotones në transfertë

Inter ka bërë një tjetër hap drejt titullit në Serie A.

Zikaltrit kanë mundur 2-0 Crotone-n, duke zyrtarizuar rënien në Serinë B të këtyre të fundit dhe duke shkuar përkohësisht 12 pikë larg Atalanta-s së vendit të dytë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi.

Në rast se bergamaskët do të ndalen të dielën nga Sassuolo, milanezët do të kenë sigurinë matematikore të titullit.

Sfida e luajtur në Ezio Scida është zhbllokuar në minutën e 69-të nga Eriksen. Danezi ka gjetur golin tri minuta pas futjes në fushë në vend të Sensi-t.

Në fundin e takimit, në minutën e 93-të, ka ardhur edhe goli i sigurisë për skuadrën e Conte-s, i shënuar nga Hakimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here