Luka Jovic në Serie A, por jo te Milani

Luka Jovic në Serie A, por jo te Milani.

Sulmuesi i Realit i huazuar te Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Serie A.

Jovic ka qenë edhe më parë i lidhur me një transferim në Itali, pasiqë interesim për të kishte shfaqur Milani.

23-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon  në Bundesligë dhe ka realizuar katër gola, ndërsa sipas raportimeve të fundit agjenti shqiptar Fali Ramadani ia ka ofruar Jovicin Interit.

Ramadani ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit rreth transferimit të Boateng dhe njëkohsisht ia ka ofruar Jovicin Neroaxurëve.

Jovic do të ishte një përforcim ideal për vijën e sulmit si zëvendësues i Lukakut dhe Lautaros.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij opsioni dhe dëshirojnë huazimin e Jovic me opsion blerjeje.

Sulmuesi serb nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe te Reali janë të hapur për huazimin e tij te Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here