Shkëmbim spektakolar: Lukaku rikthehet te Chelsea, dy yjet e Bluve te Interi

Gati shkëmbimi spektakolar për merkaton e verës, Romelu Lukaku rikthehet në Premier League!

Që nga transferimi i tij te Interi, Romelu Lukaku është shndërruar në njërin prej sulmuesve më të mirë në Europë.

Belgu ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 28 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Lukaku është sulmuesi më i kërkuar për momentin, ndërsa sipas raportimeve të fundit Chelsea planifikon rikthimin e tij me çdo kusht.

Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e N’Golo Kante dhe Emerson Palmierit, por edhe 35 milionë euro.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se nëse Conte mbetet te Interi, Lukaku gjithashtu do të mbetet në Meazza.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here