Super shkëmbim: As Inter, e as Juventus – De Paul te një tjetër gjigant italian

Mino Raiola protagonist, Rodrigo De Paul te gjiganti italian.

Ylli i Udineses, Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Stadio Friuli në fund të sezonit pas pesë sezoneve.

De Paul është i lidhur me një transferim te Inter dhe Juventus për një kohë të gjatë, mirëpo sipas raportimeve të fundit argjentinasi është pranë transferimit te Milani.

Mino Raiola është agjenti i ri i 26-vjeçarit dhe ka projektuar operacionin për ta transferuar De Paul në San Siro.

Sipas raportimeve të fundit, Milan do tia ofrojë Udineses kartonin e Hauge dhe një shumë parash.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe shanset për arritjen e marrëveshjes janë të mëdha.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here