Për Interin është shumë e rëndësishme që këtë verë të gjejë një sulmues qëndror për shkak se Lautaro ose Lukaku mund të largohet këtë verë për shkak të problemeve financiare të skuadrës.
Për Suning prioritet është shndërruar emri i sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko i cili ka bërë të ditur që këtë verë do të largohet nga Roma dhe kërkon një skuadër për të marrë pjesë në Champions League.
Përveç Interit në garë për të është edhe Juventusi e cila gjithashtu po kërkon një zëvëndësues për Moratan i cili mund të largohet këtë verë.
Neroazzurët mbesin favorit në këtë garë për shkak se tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League dhe qëndrojnë pak më mirë nga ana financiare për shkak se shitja e Lukakut do ti sjellë të paktën 80 milionë euro Neraozzurëve.