E pabesueshme: De Paul tek gjiganti i Serie A, lëvizje e papritur!

Kur të gjithë po e prisnin që këtë verë Rodrigo De Paul do të transferohej tek Inter, në garë për të ka hyrë tashmë edhe Milan e cila është e gatshme për blerjen e tij.

Kapiteni i Udinseses po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Liverpool mirëpo qëllimi i argjentinasit është që të qëndrojë në Serie A edhe pas këtij sezoni.

Hakan Calhanoglu këtë verë mund të largohet nga kuqezinjtë dhe në këtë mënyrë do të krijohej hapësirë e mjaftueshme për të sjellë në San Siro kapitenin e friulianëve.

Shifra që Milan po mendon të ofrojë për të është rreth 30 milionë euro që besohet se do të jetë e mjaftueshme për të bindur atë të zbarkojë në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here