E bujshme: Inter do të ndryshojë sponzorin teknik

Fitimi i titullit në Serie A nga Interi është tema kryesore në mediat sportive.

Neroaxurët i kanë dhënë fund dominimit nëntë vjeçar të Juventusit, duke fituar titullin e 19-të në historinë e klubit.

Falë këtij suksesi Inter do të gjenerojë më shumë të ardhura nga sponzorët e rinj dhe ndryshimi i parë drastik do të jetë ndërprerja e marrëveshjes me Nike.

Inter përfiton 10 milionë euro në sezon nga Nike ndërsa kontrata me kompanin amerikane skadon në vitin 2022.

Mediat italiane raportojnë se Steven Zhang është në bisedime me kompaninë gjermane, Adidas dhe se marrëveshja është pranë arritjes.

Adidas do t’i ofrojë Interit 15-20 milionë euro në sezon dhe përveç kësaj kompania gjermane do ta financojë edhe pagën e Lukakut.

Arritja e marrëveshjes është vetëm çështje kohe dhe pas 23 viteve Inter nuk do të vesh më fanellat e Nike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here