Ofertë faraonike, Donnarumma me një këmbë te Juventusi

Gianluigi Donnarumma gjithnjë e më pranë transferimit te Juventusi, raportojnë mediat italiane.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma nuk ka arritur ende marrëveshje me Rosonerët për rinovimin e kontratës.

Agjenti i tij Mino Raiola ka kërkuar pagë prej 12 milionë eurove, ndërsa Milan i ka ofruar vetëm 8 milionë euro në sezon.

Il Giornale, raporton se Juventus i ka ofruar Donnarummas kontratë pesë vjeçare dhe pagë prej 10 milionë eurove në sezon.

Përveç kësaj Biankonerët do ta shpërblejnë Raiolan me 20 milionë euro dhe babain e Donnarummas, Alfonson,  me 3 milionë euro.

Kësaj oferte nuk i bën dot ball Milani dhe Donnarumma sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Zonja e Vjetër.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here