Gati oferta stratosferike, Perez ka gjetur pasuesin e Modric në Milano

Florentino Perez ka gjetur pasuesin e Luka Modric në Serie A.

Edhe pse po bën një sezon të shkëlqyeshëm, Florentino Perez ka filluar ta kërkojë pasuesin e Luka Modric.

Modric ka luajtur 43 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 6 asistime, mirëpo Perez ka gjetur pasuesin e kroatit dhe ai është Nicolo Barella.

Barella u transferua te Interi verën e kaluar për 28 milionë euro dhe është njëri nga lojtarët më meritor për fitimin e Scudettos.

Diariogol, raporton se Reali ka përgatitur ofertën prej 70 milionë eurove, ofertë të cilën vështirë se Inter do ta refuzojë.

Barella ka luajtur 43 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 11 asitime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here