Post Scudetto: Zbulohen tre përforcimet e para të Interit për sezonin e ardhshëm

Inter është kthyer te titulli kampion i Italisë pas 11 sezoneve, mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Edhe pse atmosfera festive ka filluar, Antonio Conte dhe Beppe Marotta kanë filluar të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Conte dhe Marotta kanë piketuar tre përforcimet e para për merkaton e verës.  Neroaxurët do të transferojnë një mesfushor, një përforcim për krahun e majtë dhe një sulmues.

Objektivi kryesorë për vijën e mesfushës është ylli i Udineses, Rodrigo De Paul. Bisedimet me Udinesen pritet të fillojnë së shpejti.

Për vijën e sulmit Neroaxurët do të transferojnë Edin Dzekon nga Roma me parametra zero.

Sa i përket krahut të majtë Inter do të transferojë Emerson Palmierin nga Chelsea. Ky i fundit është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Meazza dhe në verë transferimi pritet të finalizohet.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here