Blerja e parë: Një prej portierëve më të mirë të Premier League tashmë tek Roma!

Nuk ka zgjatur shumë dhe është marrë vesh goditja e parë që Jose Mourinho do të bëjë tek skuadra e tij e re, Roma.

Bëhet fjalë për portierin e Chelsea, Kepa Arrizabalaga i cili tashmë është shndërruar në një emër të rëndësishëm për Giallorossët.

26 vjeçari pritet që të transferohet në Serie A edhe për shkak të marrëdhënieve të tij jo të mira me skuadrën londineze.

Kepa tek Chelsea erdhi në vitin 2018 nga skuadra e Athletic Bilbao ku iniciator për këtë transferim ishte Maurizio Sarri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here