Nikola Maksimovic është padyshim njëri prej emrave më të kërkuar në Serie A gjatë javëve të fundit.
Inter, Lazio dhe Fiorentina janë që të trija të interesuara për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të skuadrës së Napolit.
Il Corriere dello Sport raporton që Inter është një hap para skuadrave tjera për të siguruar shërbimet e tij pasi që tashmë thuhet se ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit për ta sjellë në Milano gjatë kësaj vere.