Real Madrid triumfuese në garën për Haaland?!

Skuadra spanjolle e Real Madrid thuhet se ka arritur të fitojë garën për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Haaland është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në Europë për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe se mund të qëndrojë edhe një sezon tjetër tek skuadra gjermane.

Pas tij janë të interesuara edhe skuadra si Barcelona, Manchester United, Liverpool Chelsea, Manchester City e Paris Saint Germain.

Siç raporton AS, Real Madrid duket se e ka fituar këtë betejë mirëpo duhet që të presë vitin 2022 për ta sjellë norvegjezin në Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here