Fillon epoka Mourinho: Përforcimi i parë vjen nga Manchester City për 35 milionë euro

Zbulohet goditja e parë e Jose Mourinhos si trajner i Romës.

Jose Mourinho i është futur menjëherë punës dhe ka filluar ta krijojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Special One ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Nathan Ake nga Manchester City.

Mbrojtësi 26-vjeçar nuk ka arritur të ambientohet te City edhe pse u transferua në Etihad verën e kaluar për 45 milionë euro.

Ake është titullar te përfaqësuesja e Holandës dhe Mourinho beson se do të ishte një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.

Vlera aktuale e Ake në treg është 35 milionë euro, shifër të cilën Giallorosët janë të gatshëm ta paguajn.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here