Mesfushori boshnjak me shumë mundësi do të largohet këtë verë nga skuadra e Barcelonës.
Interesimi për të nuk është shuar edhe pas një sezoni të dështuar.
Inter dhe Chelsea janë dy gjigantët europianë që po e kërkojnë atë këtë verë.
Favoritë për këtë transferim mbetet Interi e cila pas shpalljes kampion në Itali tashmë po mendon për merkaton dhe për sezonin e ardhshëm.
31 vjeçari mund të largohet nga Barcelona në formë huazimi ose Neroazzurët mund të tentojnë blerjen përfundimtare nëse ofrohet një shifër bindëse për katalanasit.