Elseid Hysaj tek Real Madrid?

Elseid Hysaj duket se po konsiderohet një alternativë nga Real Madrid për të forcuar rradhët e mbrojtjes.

Problemet e shpeshta në krahun e djathtë të mbrojtjes kanë bërë që Los Blanco të kthejnë sytë kah mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili këtë verë do largohet nga Napoli.

Problemet fizike të Carvajal dhe mosbesimi i Zidane me Odriozolan kanë bërë që madrilenët të bëjnë gati një ofertë në drejtim të Napolit.

Mirëpo Real Madrid nuk është e vetmja në garë për shërbimet e tij pasi edhe Roma, Fiorentina dhe Atletico Madrid po kërkojnë shërbimet e shkodranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here