Çmenduri e Mourinhos: Roma transferon yllin e Serie A!

Jose Mourinho ka filluar qysh prej tani për të ndërtuar një skuadër komplet të re për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic të Fiorentinës i cili përflitej që mund të transferohej tek skuadra e Interit mirëpo tashmë situata ka ndryshuar plotësisht për shkak se Roma është e gatshme ti plotësojë kërkesat e tij.

Sulmuesi serb mund të përfundojë tek Giallorossët për një shifër prej 60 milionë eurosh dhe një pagë fillestare prej 2.5 milionë eurosh.

Romanët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e skuadrës Viola e cila qëndron e palëkundur në negociata duke marrë parasysh kontratën deri në 2023 që ka me Vlahovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here