Alessandro Florenzi këtë verë me shumë mundësi do të rikthehet në Serie A mirëpo nuk është Roma skuadra që po interesohet më shumë për shërbimet e tij.
Është Interi skuadra që po dëshiron më shumë shërbimet e tij edhe pse mbrojtësi aktualisht është i huazuar tek PSG nga skuadra e Romës.
Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, Florenzi deklaroi që ndihet i kënaqur me interesimin e Interit mirëpo ai është i interesuar për vepra e jo vetëm fjalë, duke aluduar që Neroazzurët duhet të bëjnë hapa konkret për transferimin e tij.
Ndërsa emërimin e Mourinhos si trajner tek Roma e cilësoi si një hap mjaft pozitiv për skuadrën kryeqytetase.