Juventus publikn emrin e transferimit të parë!

Një lajmërim i rëndësishëm ka ardhur sot nga skuadra e Juventusit e cila ka bërë të ditur që Manuel Locatelli me shumë mundësi prej sezonit të ardhshëm do të veshë fanelën bardhezi.

Mesfushori i skuadrës së Sassuolos është një objektiv primar për Andrea Pirlon dhe tashmë Fabio Paratici ka filluar punën për ta bërë atë të vijë në Torino.

Gazetari Luca Momblano në një intervistë deklaroi: Ajo çka kam mësuar nga zëra brenda skuadrës Biankonere mund të them që Locatelli është 99% pjesë e Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi të cilin skuadra e Agnellit do duhet ta paguajë për ish futbollistin e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here