70 milionë euro dhe Bayern Munich transferon yllin e Interit!

Ditë vendimtare për skuadrën e Interit që mund të humbasë njërin nga futbollistët e saj kryesorë pasi Marotta mund ta shesë atë për një shifër prej 70 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për Achraf Hakimin i cili po kërkohet  me ngulm të transferohet nga skuadra e Bayern Munich gjatë kësaj merkatoje verore.

Familja Zhang nuk duket e interesuar për të shpenzuar në merkaton e ardhshme por në të kundërt mund të shesë disa nga emrat kryesorë të skuadrës për të balancuar llogaritë.

Nagelsmann që do jetë trajneri i ri i bavarezëve prej sezonit të ardhshëm përmendi menjëherë emrin e Hakimit si objektv primar i kësaj merkatoje.

Inter nga ana tjetër nuk do e ndalojë shitjen e tij për aq kohë që oferta nuk do të jetë më e ulët sesa 70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here