Mourinho shtangë të gjithë: Goditje e dyfishtë në Serie A!

Milan dhe Napoli duket se do marrin një ‘shuplakë’ të fortë në merkato nga Roma e Mourinhos.

Emri i parë që pritet të transferojë Special One është ai i Mattia Zaccagni i Hellas Verona i cili po kalon një sezon fantastik dhe që ka ngjallur interesim të madh nga skuadrat italiane.

Ai ka një kontratë që i skadon në vitin 2022 dhe ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, shumë kjo e administrueshme nga Giallorossët.

Ndërsa emri i dytë është ai i Antonin Barak i cili është poashtu pjesë e Veronas.

Çeku ka gjithashtu një vlerë të njejtë me bashkëlojtarin e tij dhe kjo dyshe këtë verë mund të marrë rrugën për tek Roma ku portugezi i ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës që e do këtë dyshe nën urdhërat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here