Gati 25 milionë euro: Mourinho transferon yllin e Tottenham te Roma

Jose Mourinho disa ditë më parë u konfirmua si trajner i ri i Romës, ndërsa portugezi ka nisur të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Mourinho dëshiron Hojbjerg te Roma, por danezi nuk është futbollisti i vetëm i Spurs në shënjestrën e Special One.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Lucas Mouras.

Braziliani është i gatshëm të transferohet në Olimpico dhe Roma pritet së shpejti të nis bisedimet me Tottenham.

Moura ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024, ndërsa Giallorosët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për afrimin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here