Inter ka festuar titullin në San Siro.
Pas sigurisë matematikore për titullin, skuadra e Conte-s ka mposhtur 5-1 Sampdoria-n dhe ka marrë rezultatin e 19-të pozitiv radhazi.
Gjithashtu, zikaltrit kanë vendosur një rekord të ri fitoresh të arritura në ndeshjet e Serisë A të luajtura në shtëpi: 14.
Gola dhe spektakël në Meazza.
Gagliardini (4′) ka hapur ndeshjen, më pas Sanchez ka shënuar një dygolësh (26′ dhe 36′) e ndërprerë nga një gol i keita në mes.
Në pjesën e dytë, Pinamonti (61′) ka shënuar golin e katërt dhe Martinez (70′) ka mbyllur ndeshjen.