Nuk është Juventus, Allegri ka gjetur skuadrën e re

Massimiliano Allegri nuk do të kthehet tek Juventus.

Për këtë është e sigurt e përditshmja italiane Il Tirreno, që ka shkruar se trajneri livornez është një hap larg Real Madrid. Dëshira e Florentino Perez, numri një i Los Blancos, është që të ndryshojë trajner pas zhgënjimit në Champions League.

Pasi është vënë në shënjestër nga klubi madrilen menjëherë pas lamtumirës nga Juventus, Allegri nuk ka qenë kurrë kaq afër Real-it sa në këto javë, aq sa Il Tirreno ka thënë se spanjollët e kanë “bllokuar” për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Cagliari-t dhe Milan-it duket se i ka thënë jo Juventus-it dhe ka zgjedhur Real Madrid. Lajmi pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here