Juventus transferon yllin e Milanit!

Juventus po përgatitet për goditjen e rradhës në merkato.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për një transferim nga rivali i përjetshëm i Milanit ku bëhet fjalë për shërbimet e Alessio Romagnolit i cili mund të sakrifikohet këtë verë nga kuqezinjtë.

Problemet fizike dhe forma e jashtëzakonshme që Tomori ka treguar kanë bërë që ai mos të ketë rëndësinë që kishte më parë.

Nga 1 korriku Romagnoli do të jetë futbollisti më i paguar tek Milan me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon por ka vetëm edhe një sezon tjetër në kontratë.

Milan po heziton që ti paguajë një pagë të tillë edhe për vitet e tjera dhe për këtë arsye Juventusi po kërkon transferimin e tij këtë verë, gjë që mund të arrihet duket marrë parasysh që edhe Mino Raiola po punon për shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here