Stafi dhe futbollistët e Interit refuzojnë uljen e pagës!

Lojtarët e Inter kanë refuzuar kërkesën e presidentit Zhang për të ulur pagat e tyre madje tashmë Antonio Conte dhe Beppe Marotta po mendojnë për të ardhmen e tyre.

Neroazzurët javën e kaluar festuan triumfin në Serie A mirëpo gjendja financiare e klubit është shumë problematike.

Këtë kërkesë për pagat e kanë refuzuar edhe pjesëtarët e stafit të skuadrës.

Për futbollistët u kërkua që një muaj të mos merrnin pagat dhe të hiqnin dorë nga shpërblimet për triumfin në Serie A.

Mirëpo problemi më i madh mbetet Conte dhe Marotta që kanë një kontratë deri në 2022 dhe që mund të largohen këtë verë që do të nënkuptonte një projekt komplet i ri për skuadrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here