Juventus po bëhet gati për një transferim ‘të rëndë’ nga Real Madrid.
Bëhet fjalë për sulmuesin belg, Eden Hazard i cili me shumë mundësi do të largohet këtë verë nga Santiago Bernabeu.
Tek Los Blancos janë të gjithë të zhgënjyer me paraqitjet e belgut dhe kanë shprehur gatishmërinë për shitjen e tij për një shifër prej 50 milionë eurosh.
Nga ana tjetër Hazard është një emër shumë i rëndësishëm për Biankonerët dhe tashmë po konsiderohet si pjesë e rëndësishme për projektin e ardhshëm të klubit.
Takime të shpeshta mes dy palëve pritet që të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme dhe mund të konkretizohen me një shitje të tij tek Zonja e Vjetër.