Derbi i takon Rosonerëve, Milan mposht Juventusin në Torino

Një Milan spektakolar poshtëron Juventusin 3-0 në “Allianz Stadium” duke thyer mallkimin që zgjaste prej 10 vitesh dhe që kurrë kuqezinjtë nuk kishin fituar në stadiumin e ri.

Një paraqitje model e djemve të Piolit që i bënë të gjitha: tre gola, penallti e humbur dhe madje edhe patën dy dëmtime të rëndësishme si Ibra dhe Brahim Diaz.

Supergolat e Diaz, Rebic dhe Tomori japin goditjen finale…

Juventusi apatik në fushë, Ronaldo hija e vetëvetes dhe zero absolut.

Tashmë, për garën Champions, shanset kuqezi rriten shumë dhe bien drastikisht ato të Juventusit që ka Sassuolo dhe Inter përpara ndeshjes së fundit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here