Camavinga tek PSG?

18 vjeçari vazhdon të mbetet njëri prej mesfushorëve më të kërkuar në Europë.

Eduardo Camavinga tashmë po përmendet edhe si një objektiv i skuadrës së Paris Saint Germain, me Telefoot që raporton se skuadra kryeqytetasi mund të bëj një ofertë për të këtë verë.

Ylli i Rennes po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane duke përfshirë Real Madrid dhe Barcelonën mirëpo PSG po kërkon ta bindë atë që të qëndrojë në Francë edhe për disa vite të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here