Nuk duron më, Ronaldo largohet nga Juventus!

Humbja e mbrëmshe 3-0 kundër skuadrës së Milanit ka lënë një shije të keqe tek të gjithë tek Juventus por më së keqi një gjë të tillë e ka përjetuar Cristiano Ronaldo.

Tashmë ai dëshiron një rikthim tek skuadra e Real Madrid mirëpo gjërat nuk janë më aq të thjeshta siç ishin disa javë më parë.

Kjo për arsye sepse Real Madrid tashmë po kërkon transferimin e Kylian Mbappe dhe blerja e tij nga Los Blancos do ti mbyllte dyert për portugezin.

Nga ana tjetër PSG po kërkon transferimin e Mohamed Salah në qoftë se sulmuesi francez do të largohet në drejtim të Madridit.

Juventus tashmë është vetëm duke pritur për të shikuar zhvillimet e fundit dhe nuk e ka synimin që të tentojë ta bindë Ronaldon të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here