Atletico Madrid ka shprehur gatishmërinë për ti ofruar një marrëveshje të re yllit të saj, Marcos Llorente, raporton AS.
26 vjeçari kishte pranuar për të ulur pagën e tij për shkak të krizës së koronavirusit ndërkohë që tani Los Colchoneros janë gati ti ofrojnë atij një pagë të majme.
Llorente i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 në Wanda Metropolitano, pritet që të bëhet njëri nga futbollistët më të paguar së bashku me Koke dhe Saul Niguez.