Barcelona po përgatitet për një sërë largimesh që do krijojnë një frymëmarrje të madhe për financat e klubit këtë verë.
Dy emrat e parë që priten të largohen nga Camp Nou janë ata të Philippe Coutinhos dhe Martin Braithwaite, raporton Sport.
Gjigantët e La Ligas kërkojnë shitjen e menjëhershme të kësaj dyshe për të krijuar fonde që do i lejonte ata të fillonin sulmin për transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.