Juventus dhe Barcelona ulen në bisedime: Shkëmbim yjesh këtë verë!

Juventus dhe Barcelona janë gati për tu rikthyer në negociata përsëri këtë verë.

Tashmë Barcelona i ka të qarta qëllimet e saj dhe nuk do të ngurrojë në kërkesat e veta.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Zonjës së Vjetër, Matthijs De Ligt dhe katalansit duan me çdo kusht transferimin e tij në Camp Nou këtë verë.

Për këtë qëllim Barcelona i ka vënë Juventus në dispozicion hiç më pak se 5 emra të saj: Griezmann, Dembele, Coutinho, Junior Firpo, Umtiti.

Mundësitë rriten akoma më shumë për blaugranat duke marrë parasysh faktin që Juventus po rrezikon pjesëmarrjen në Champions League dhe kjo gjë do nënkuptonte largimin e qendërmbrojtësit holandez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here