Friedkin hap thesin: Mourinho transferon yllin e Premier League për 40 milionë euro

Jose Mourinho ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Special One ka piketuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm dhe kryesisht janë yje nga Premier League.

E përditshmja britanike The Sun, raporton se Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Ben White nga Brighton.

Mbrojtësi 23-vjeçar po bën një sezon të shkëlqyeshëm në Premier League dhe Mourinho e dëshiron me çdo kusht.

White ka kontratë me Brighton deri në vitin 2024, ndërsa Roma do të duhet të paguaj 40 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here