A është ky fundi: Pas irritimit me Conte, ylli i Inter tek Real Madrid!

Të mërkurën Inter festoi fitoren 3:1 kundër skuadrës së Romës në javën e 36 të Serie A.

Mirëpo në këtë ndeshje vëmendjen më të madhe nuk e mori triumfi i Neroazzurëve por një futbollist i kësaj skuadre.

Në minutën e 77-të Lautaro Martinez u zëvëndësua nga Antonio Conte dhe këtë gjë argjentinasi nuk e pranoi aspak mirë.

‘Trego pak rrespekt, mos bëj probleme’- me këto fjalë Conte ju drejtua Lautaros gjatë momentit të zëvëndësimit.

Situata u përkeqësua pas përfundimit të ndeshjes në zhveshtoret e skuadrës dhe sigurisht situata e keqe financiare e skuadrës e përkeqësoi incidentin.

Mediat italiane shkruajnë që Conte ka vendosur për ta shitur argjentinasin tek Real Madrid për një shifër prej 60 milionë eurosh plus Inter do përfitojë shlyerjen e borxhit që ka për kartonin e Achrak Hakimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here