Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës një merkato të fortë këtë verë.
Los Colchoneros po përgatiten për të bërë një ofertë në drejtim të Liverpoolit për shërbimet e mesfushorit të tyre, Naby Keita, raporton Fichajes.
Diego Simeone është i vendosur për të përforcuar ndjeshëm repartin e mesfushës dhe ylli i The Reds tashmë ka hyrë në listën e dëshirave të trajnerit argjentinas.
Atletico është në krye të La Ligas dhe mbetet favoritja kryesore për të triumfuar këtë sezon në Spanjë.